Video
E thotë troç fare, Messi nuk pranon të bëhet shok me Ronaldon
E thotë troç fare, Messi nuk pranon të bëhet shok me RonaldonL. Çela
Sport
Lionel Messi nuk e sheh dot veten shok me portugezin Cristiano Ronaldo.
Ata luajnë për dy skuadra "armike", kështu që miqësia mes tyre thjesht nuk mund të ekzistojë. “Pleshti” e ka pranuar këtë gjatë intervistës më të fundit, kur ka marrë çmimin "Pichichi" si golashënuesi më i mirë i vitit.
Ja si është përgjigjur ai:
Nuk e di nëse unë dhe Cristiano do të jemi shokë. Miqësia ndërtohet duke kaluar kohë së bashku dhe duke u njohur mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi një raport, sepse shihemi vetëm në ceremonitë e dhënies së çmimeve, koha e vetme kur bisedojmë së bashku. Jetët tona nuk janë të lidhura”.
JOQ.al