Video
Kujdes! Lali Eri nxjerr “peshkaqenët” në terren, duhen mbushur arkat për fundin e muajit
Kujdes! Lali Eri nxjerr “peshkaqenët” në terren, duhen mbushur arkat për fundin e muajitL. Çela
Vec-e-jona
E keni vënë re se në çdo fund muaji, policët bashkiakë shihen më shpesh në rrugët e Tiranës? Me bllokun e tyre të gjobave kalojnë makinë në makinë për të vendosur fletërrufenë e radhës.
Nuk ka rëndësi nëse në vendin që keni parkuar nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese apo urdhëruese. E rëndësishme është të lënë gjobën në xham dhe të largohen, madje edhe të mos përballen me shoferët, pasi e dinë se mund të jenë gabim.
“Peshkaqenët” e Lali Erit i kanë idetë e qarta, është fundi i muajit dhe arka duhet mbushur.
Rrogat mbytëse të administratës janë jo pak stresuese për të parin e kryeqytetit, por më lodhëse janë për xhepat e qytetarëve të Tiranës që duhet t’i paguajnë ata.
Për të mos mjaftuar babëzitja, në ditët e fundit të çdo muaji, Lali Eri siguron edhe makinat e klientelës së tij, pasi në të njëjtin vend sheh që disa makina kanë marrë gjobë, ndërsa disa të tjera janë falur. E si të mos quhet gjoba selektive?
Thuajse askush nuk u shpëton “peshkaqenëve” të Lali Erit, prandaj kujdes! /JOQ.al
JOQ.al