Video
Shokon këngëtarja shqiptare: Si e kapa politikanin e njohur duke vjedhur para
Shokon këngëtarja shqiptare: Si e kapa politikanin e njohur duke vjedhur paraS. Shtjefni
Thashetheme
Ajo konsiderohet si diva e muzikës shqiptare, e padyshim puna e saj ka lënë gjurmë në karrierën si këngëtare. Adelina Ismaili ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur për karrierën e saj muzikore si dhe jetën personale.
Ajo tregoi një histori nga koha kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe sapo kishte filluar karrierën e saj.
Ajo tha:
“Organizatorin e një koncerti kur kam qenë 14 vjeçe, që tashmë është figurë politike e rëndësishme në Kosovë, e kam zënë me pagesat e këngëtarëve në qese të madhe duke ikur nga dritarja. Jam frikësuar se mendova mos do vrasë veten dhe e kam kapur prej këmbë e kam rrëzuar në tokë. Më pas, e kanë rrahur kolegët që ishin aty se e kuptuan çfarë ka dashur të bëjë”.
Këngëtarja ka folur edhe për marrëdhënien me bashkëshortin e saj pas lindjes së djalit të quajtur Uliks.
Adelina ka treguar se bashkëshorti Vali Krasniqi “ka një ves të keq që i hedh rrobat në çdo cep, por di të jetë edhe shumë romantik".
JOQ.al