Connect with us

Punime skandaloze në Fushë Arrëz. Qytetari: Betoni i Rilindjes ka bllokuar qytetin

Video

Punime skandaloze në Fushë Arrëz. Qytetari: Betoni i Rilindjes ka bllokuar qytetin

Punime skandaloze në Fushë Arrëz. Qytetari: Betoni i Rilindjes ka bllokuar qytetinS. Shtjefni

Vec-e-jona

Nuk paskan fund marrëzitë e Rilindjes. Janë të shumta rastet kur qytetarët raportojnë për zvarritjen e punimeve në qytetet e tyre.

Sikurse edhe thotë vetë kryeministri yne, qytetet janë kthyer në kantiere ndërtimi. Mirëpo këto kantiere janë lënë në baltë, të hapura dhe pa punëtorë.

Ky pezullim i punimeve ose punime me ritme të ulëta, nuk bëjnë gjë tjetër veçse penalizojnë dhe pengojne jetën në qytet, ekonominë lokale dhe qetësinë publike.

Nuk jemi kundër realizimeve të reja me qëllim për të përmirësuar jetesën e banorëve, por kurrsesi nuk jemi dakord të lënies përgjysëm të punimeve me qëllim zvarritjen ndoshta deri në zgjedhjet lokale të ardhshme. Asgje nuk përbën çudi, edhe mund të ndodh.

Sikur mos të mjaftonin zvarritjet e punimeve dhe kthimit përmbys të infrastrukturës në shumë qytete të Shqipërisë, shumë qytetarë na njoftojnë që edhe cilesia e punimeve të realizuara deri më tani, lënë shumë për të dëshiruar.

Aktualisht në Fushë Arrëz, një banor i këtij qyteti na raporton pikërisht ç'ka thamë më lartë. Ky qytet i vogel malor i është nënshtruar punimeve dhe rikonstruktimeve që në muajin Maj e ndërkohë jemi në fund të Nentorit dhe po afron dimri i madh. Është e sigurtë që nuk do punohet gjatë dimrit, pra do lihet çdo gjë për në pranverën e ardhshme për të përfunduar këto punime.

Se çfarë e pengon Rilindjen që të mbylle punimet brënda këtij viti, vetëm ata e dinë. Në fund të fundit, si gjithmonë janë banorët ata që i vuajnë.

Ky është mesazhi i qytetarit që kontaktoi me redaksinë tonë:

Pershendetje Jeta Osh Qef. Ju lutem shikojini keto foto. Qyteti i vogel i Fushe Arrezit gjoja perfitoi nga pedonalizimi i qeverise Rilindase, por punimet ketu jo qe jane zvarritur po te lejne shume per te deshiruar. Ka qe ne Maj qe u hoq asfalti qe ishte shume i mire dhe akoma si kane perfunduar punimet. E skane bere asnje gje te mire. Ketu nuk eshte vendi per rrasa se klima eshte e ashper e ngricat pushtojne me jave te tera qytetin ku akulli nuk shkrin me jave."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top