Video
“Për t’u bërë i suksesshëm kam larë edhe banjot… Sot pi vetëm ujë!”
"Për t'u bërë i suksesshëm kam larë edhe banjot… Sot pi vetëm ujë!"S. Shtjefni
Thashetheme
Moderatori i njohur, Eglent Bici ka deklaruar se prej kohësh praktikon meditimin si pjesë të domosdoshme të ditës së tij. I ftuar në "Mos i fol shoferit" me Rudina Dembacaj në Ora News, Bici ka treguar se arrin të ketë lumturi dhe energji për gjithë ditën duke bërë disa ushtrime.
Në rrëfimin e tij, moderatori i mëngjesit tha se për të qenë i suksesshëm i është dashur që të lante banjot në Angli, pjatat dhe të bënte punë të tjera të lodhshme, por kurrë nuk është ankuar.
Ai tha:
“Unë kam pothuajse 13 vjet, që kur isha në Angli në 2003 që u divorcova me romanet dhe fillova të lexoj vetëm libra apo dëgjoj video që lidhen me suksesin, motivimin, energjinë, pozitivitetin. Ndryshimi i madh i jetës time ishtë në 2016, në mars kur shkova në një event të Toni Robin në Florida. Aty unë ndryshova mënyrën e mendimit, mënyrën e ushqimit, mënyrën e jetesës. E di që sot është dita ime e ujit? Sot nuk ha asgjë, pi vetëm ujë. Ka nevojë trupi për pastrim dhe nuk fut asgjë në gojë përvec ujit.”
Sipas tij çelësi për të qënë i suksesshëm është të punosh fort pa u ankuar:
“Cohem cdo ditë në orën 5.30 të mëngjesit, përvec të dielës. Kur del nga dushi pastaj je zjarr, je totalisht gati për një super ditë. Pastaj bëj priming, një lloj meditimi. Fillimisht duhet të karikosh veten me energji dhe më pas rregullon frymëmarrjen e bëj lëvizje me 30 herë. Pastaj kujtoj tre nga castet dhe ndjenjat më të bukura që kam përjetuar më mirë gjatë jetës".
JOQ.al