Video
Çudia në kampionatin anglez, tifozi bëhet arbitër gjatë ndeshjes
Çudia në kampionatin anglez, tifozi bëhet arbitër gjatë ndeshjesK. Demiraj
Sport
Këtë javë në Championshipin anglez ka ndodhur një episod që i ka lënë me gojë hapur të gjithë.
Skuadra e Noruiç priti në shtëpi ekipin e Preston, teksa ndeshja ishte na barazim 1-1 , kur mungonin edhe disa minuta nga fundi.
Një nga arbitrat anësorë, Mark Xhons pëson një dëmtim muskulor në fundin e ndeshjes, teksa vendin e tij e zë arbitri i katërt, Andi Davis.
Gjyqtari i ndeshjes, Tim Robinson njoftoi spikerin e stadiumit se ndeshja duhet të pezullohej për shkak se mungonte arbitri i katërt.
Më pas ngjarja merr një kthesë dramatike, teksa një nga tifozët e skuadrës së Noruiç, i njohur me nofkën “Spud” dëgjon njoftimin dhe kërkon që të bëjë arbitrin e katërt.
Të dyja skuadrat ranë dakord që të vazhdonin ndeshjen në këto kushte. Të gjithë tifozët e duartrokitën tifozin, i cili ka shkruar historinë, pas të gjithë do ta mbajnë mend historinë ku një tifoz i thjeshtë u bë arbitri i katërt.
JOQ.al