Video
Fuqia shkatërruese e fëmijëve, prindërit e dinë ç’heqin
Fuqia shkatërruese e fëmijëve, prindërit e dinë ç'heqinS. Shtjefni
Lifestyle
Të qenurit prind është bekimi më i madh në jetë. Është krenaria dhe lumturia që të dhuron thjeshtë ekzistenca e tyre.
Çdo prind e di vetë çfarë kalon për t'u përkujdesur sidomos gjatë periudhës kur fëmija është ende i vogël dhe i brishtë.
Kjo brishtësi, papritur zhduket si me magji sapo ata fillojnë të ecin e të flasin. Nuk ka Zot që t'i ndalojë të bëjnë atë çfarë kanë në mendje.
Gjithçka që mendoni se është e sigurtë në shtëpinë tuaj, nuk është më e sigurtë në prani të fëmijëve. Janë kuriozë të prekin e të luajnë me çdo gjë që u del përpara e që u tërheq vëmendjen.
Mjafton t'i lini vetëm disa minuta, dhe kur të ktheheni nuk do ta njihni më shtëpinë tuaj. Fëmijët automatikisht janë bërë padronët e shtëpisë.
Kjo është bukuria e të pasurit fëmijë, që sado rrëmujë të bëjnë, dashuria juaj vetëm shtohet pasi vetëm kur je prind fillon të falësh e të tregosh dhëmbshuri dhe durim.
JOQ.al