Video
Shqiptari “kokë” e grupit të “pluhurit të bardhë”, nga punëtor fabrike në “kumbar” kokaine në Itali
Shqiptari "kokë" e grupit të "pluhurit të bardhë", nga punëtor fabrike në "kumbar" kokaine në ItaliF. Tenolli
Lajme
Sipas mediave italiane, policia ka lëshuar 6 urdhër-arreste për anëtarët e një organizate italo-shqiptare të cilët akuzohen për trafikimin e “pluhurit të bardhë”.
Gjatë operacionit të quajtur “ZZ” janë vënë në pranga tre persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Në grupin e përbërë nga shqiptarë dhe italianë ka spikatur emri i një ish-futbollisti italian të Serisë B.
47-vjeçari Giorgio Camporese është ish-futbollisti i cili u përfshi në shpërndarjen e lëndës narkotike me pjesën tjetër të grupit, duke shfrytëzuar njohjet e tij te shumta për shitjen e saj.
“Koka” e grupit të trafikimit ishte shqiptari Selim Osmani, një punëtor i thjeshtë në një mobilieri, i cili më pas kishte marre me qira hapësira magazinash dhe i kishte shndërruar në depozita për drogën.
Kohë më parë Osami ishte emëruar administrator i fabrikës së mobiljeve “Carma Cucine” në Colle Umberto.
Ai kishte që dikur punëtor aty dhe kishte rritur statusin e tij duke u bërë aksioner.
Në pranga u vunë gjithashtu edhe shqiptaret Ermir Kola, 31 vjeç dhe Klaudjan Koka 28 vjeç si dhe ish-futbollisti italian Giorgio Camporese.
Në kërkim janë shpallur 50-vjeçari Selim Osmani dhe vëllezërit e tij Florian dhe Shkëlzen 26 dhe 36 vjeç.
Gjithashtu gjatë një operacioni në Steven Trentin, ku u gjet një sasi e vogël kokaine, u vu në pranga edhe Artan Ginaj.
Banda ishte nën hetim prej më shumë se një viti dhe nga kontrollet e ushtruara janë gjetur disa kilogramë kokainë.
JOQ.al