Video
Punonte në një parking, familja kërkon 18-vjeçarin e zhdukur prej dy ditësh
Punonte në një parking, familja kërkon 18-vjeçarin e zhdukur prej dy ditëshA. Naçi
Lajme
Policia e Durrësit ka raportuar zhdukjen e një 18-vjeçari. Ai është denoncuar nga familjarët se prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Sipas familjarëve, Sebastian Kovaçi ka shkur për në punë dhe prej aty nuk është kthyer më.
Ai punonte në një parking në afërsi të Vollgës.
Njoftimi i plotë:
Durrës. Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh po punojnë për gjetjen e shtetasit: • Stebastian Kovaçi 18 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës. Kovaçi është larguar nga banesa më datë 24.11.2017 për të shkuar në punë dhe nuk është kthyer. Është rreth 1.50 cm i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të prera shkurt dhe ka veshur një palë xhinse blu, një triko ngjyrë blu dhe atlete ngjyrë kafe. Shtetasi i mësipërm punonte në një parking në afërsi të Vollgës dhe nuk është paraqitur në punë më datë 24.11.2017. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës duke ju falenderuar për bashkëpunimin fton çdo qytetar që e ka parë shtetasin e mësipërm ose ka ndonjë informacion të telefonojnë në numrin 0694110217.
JOQ.al