Connect with us

Përleshje “titanësh”, plas gjaku në qytetin ku luajti Partizani

Video

Përleshje “titanësh”, plas gjaku në qytetin ku luajti Partizani

Përleshje “titanësh”, plas gjaku në qytetin ku luajti PartizaniL. Çela

Sport

Dhunë në futbollin bullgar! E gjitha ndodh në qytetin ku vetëm disa muaj më parë, Partizani udhëtoi të luante përballë Botevit, pra në Plovdiv.

Por, këtë herë flitet për skuadrën tjetër të këtij qyteti, Lokomotiv Plovdiv, që ka një reputacion të keq sa i përket tifozerisë. E megjithatë, tifogrupi “Lauta” ka gjetur përballë një kockë të fortë, pasi provokimet kundrejt tifozëve miq të CSKA Sofjes, “Sector G”, kanë sjellë një revoltë masive.

Ata kanë çarë rrethimin e tyre dhe janë futur në pjesën e pistës së katërkëndorit, në stadiumin e Lokomotivës, duke u përballur me rivalët e tyre. Kjo ka ndodhur teksa ende nuk kishte mbaruar pjesa e parë e ndeshjes.

Edhe pse lojtarët e policia u munduan që t’i ndalonin, e patën të pamundur, pasi tërbimi i miqve ishte i madh. Sipas burimeve të policisë dhe portaleve bullgare, provokimi ka ardhur nga dy tifozë rusë, pjesë e Spartak Moskës, që ishin bashkuar me tifozët e Lokomotiv Plovdivit për këtë sfidë të tensionuar.

Plot 30 minuta është ndërprerë gjithçka, teksa ka pasur edhe të gjakosur dhe plagosur. Për më shumë, shikoni fotot dhe videot më poshtë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top