Video
Akulloret dhe vapiku, kur sheshi ishte “toka e premtuar”
Akulloret dhe vapiku, kur sheshi ishte “toka e premtuar”L. Çela
Vec-e-jona
Lokale, lokale dhe vetëm… lokale! Zgjim, punë, lokal dhe… shtëpi.
Ky itinerar është “i dhimbshëm”, por i vërtetë. Është fiks realiteti që po jetojmë sot, ku çdo gjë të ofrohet në disa kioska dhe në baret e ndryshme.
E të mendosh që thuajse tri dekada më parë, në kohën kur regjimi komunist mbante Shqipërinë të izoluar dhe kur qendra e Tiranës të ofronte disa fotografë që qëndronin aty gati për të shkrepur foto, por sidomos ai xhaxhi që kalonte me karrocën e tij me akullore dhe bërtiste “akullore, akullore me kajmak”.
Mjaftonin 5 lekë për të blerë një, ndërsa në anën tjetër të qendrës – që sot është zëvendësuar nga disa shatërvanë me drita dhe pllaka e stola – qëndronte një tjetër shitës, ai me arançatat e freskëta, ndryshe të quajtura vapik.
E pra, lokalet numëroheshin me gishtat e dorës. Kohë e bukur, kohë e largët…
Mbetet vetëm në fotografi, ata që patën fatin ta shkrepnin një të tillë. /JOQ.al
JOQ.al