Video
Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari “mafioz”, kërcënoi edhe prokurorët
Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari “mafioz”, kërcënoi edhe prokurorëtD. Cani
Lajme
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Policia e Durrësit njofton se në pranga është vënë 40-vjeçari Durim Keçi, i dënuar me burg në shtetin fqinjë për disa akuza, mes tyre trafik droge e prostitucion.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Keçi lëvizte me një automjet kur u ndalua, në të cilin iu gjet një armë zjarri pa leje.
Në Itali, 40-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.
Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane.
Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha:
Atyre të dyve do t’i bëja të ma paguanin shtrenjtë!"
Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset.
JOQ.al