Connect with us

70 mijë euro për të jetuar në këtë vend, fshati zviceran përballet me telashe

Video

70 mijë euro për të jetuar në këtë vend, fshati zviceran përballet me telashe

70 mijë euro për të jetuar në këtë vend, fshati zviceran përballet me telasheA. Shehaj

Lajme

Besojmë se e mbani mend që disa ditë më parë, një fshat në Zvicër bëri një ofertë mjaft joshëse dhe interesante për të gjithë ata që do të pranonin të shpërnguleshin për të jetuar për një kohë të gjatë në këtë vend.

Fshati malor premtonte shuma të majme për ata që do të pranonin të bënin "sakrificën", por është përballur me vështirësi të shumta, të cilat vijnë si pasojë e kërkesave të pafundme nga të gjitha anët e botës.

Ata që kanë aplikuar për të jetuar në fshatin Albinen në Kantonin Valis, më së shumti janë përqendruar vetëm në pjesën joshëse të lajmit dhe nuk janë thelluar në “njëqind” kushtet, të cilat duhet plotësuar për t’u bërë banorë të fshatit.

Lajmi u përhap në mediat e gjithë botës dhe rrjedhimisht, mund të kuptohet se kërkesat dhe aplikimet kanë qenë të shumta.

Ndërkohë, zyrtarët thonë për këtë rast:

Nga të gjithë ata që janë paraqitur në komunën Albinen, në rastin më të mirë vetëm një në njëqind mund të merren seriozisht si aplikues".

Të zhgënjyer mund të ngelen shumë persona pasi të mësojnë se nga oferta mund të përfitojnë vetëm ata që mund të dëshmojnë posedimin e një projekti ndërtimor që i plotëson kushtet, ose ndonjë kontratë të certifikuar blerjeje në këtë fshat si dhe të dëshmojnë se mund të investojnë aty së paku 200 mijë franga.

Shumën e famshme prej 70 mijë frangash duhet t’ia kthejnë mbrapsht komunës të gjithë ata përfitues që duan të braktisin fshatin pa i mbushur 10 vjet qëndrimi në të.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top