Video
Edhe sa do të vazhdojë shiu? Bëhuni gati për ditët në vijim
Edhe sa do të vazhdojë shiu? Bëhuni gati për ditët në vijimA. Shehaj
Lajme
Reshjet e shiut që nisën ditën e djeshme mund t'ua kenë prishur planet shumë personave, por çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim?
Meteoalb parashikon se gjatë ditës së hënë, 27 nëntor 2017, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Priten reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të dobët deri mesatar, në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare.
Përgjatë zonave malore, në lindje të vendit, si dhe deri në lartësitë 500 metër, priten reshje dëbore.
Era do të jetë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-25/sek, me rrahje dhe intensive në bregdet. Deti i forcës 6-7 me lartësi vale 5.5 metër. Mjegull/mjegullinë nga reshjet.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Vendet malore 1°/7°C
Vendet e ulëta 2°/15°C
Vendet bregdetare 5°/14°C
JOQ.al