Video
Strakosha i katërti në Europë, lë pas portierin e Barcelonës dhe Manchester United
Strakosha i katërti në Europë, lë pas portierin e Barcelonës dhe Manchester UnitedK. Demiraj
Sport
Paraqitjet fantastike në këtë sezon me Lazion e kanë bërë portirin shqiptar, Thomas Strakosha të renditet i katërti në Europë për pritje.
Gardiani shqiptar ka arritur të renditet mes më të mirëve të kontinentit për sa u përket pritjeve që ka bërë deri tani.
Strakosha ka arritur të realizojë 51 pritje gjatë këtyre javëve të kampionatit italian duke lënë pas tij emra shumë të mëdhenj në Europë si De Gea, Ter Shtegen, por edhe të tjerë që ruajnë portën e skuadrave të tyre.
Në renditjen e bërë nga “Eurofootball”, që merret me statistikat e kampionateve në Europë, Strakosha parakalohet vetëm nga 3 portierë.
Gardiani i Kombëtares shqiptare ka blinduar vendin e titullarit në Itali me Lazion madje nga mediat e këtij vendi cilësohet si pasuesi i Xhanluixhi Bufon.
JOQ.al