Video
I arrestohet i dashuri në Itali, Arian Çani flet me zell për Viola Spiron
I arrestohet i dashuri në Itali, Arian Çani flet me zell për Viola SpironA. Shehaj
Thashetheme
Arrestimi i të dashurit të Viola Spiros, Valentin Selajt, në Itali, ka shkaktuar një furtunë mediatike. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes, e shpesh herë ka pasur edhe kritika e akuza ndaj vajzës së showbizit.
Si për çudi, ndër të paktët persona publikë që i kanë dalë në mbrojtje, hapur fare, është Arian Çani. Në një postim në rrjetet sociale ai shpreh simpati për vajzën dhe thotë se nuk ka arsye që ajo të bëhet objekt i paragjykimeve.
Çani shkruan ndër të tjera:
Viola Spiro nuk e ka hedhur ndonjeher ne publik dashnorin e saj. Ndaj sot nuk ka perse te behet objekt i paragjykimeve mediatike. Violen e njof pak por me eshte dukur nje prezantuese simpatike. Sot jam me Violen dhe jam kunder atyre qe e pergojojne.”
JOQ.al