Video
Ujë nga Shqipëria në Itali me ndihmën e TAP-it, por ç’do të ndodhë në janar me ne?
Ujë nga Shqipëria në Itali me ndihmën e TAP-it, por ç'do të ndodhë në janar me ne?A. Shehaj
Lajme
Në një kohë kur në vendin tonë do të nisë reforma e ujit, e cila pritet të jetë po aq e dhimbshme sa edhe ajo e dritave, një lajm na vjen nga përtejdetit. Mediat italiane shkruajnë ditën e sotme se Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias me ujë.
Presidenti i rajonit të Puljas, Michele Emiliano, ditën e djeshme, gjatë një konference për shtyp, ka thënë:
Disa ditë më parë isha në Shqipëri, ku u takova me Kryeministrin Edi Rama. Gjatë atyre ditëeve në Shqipëri ishte edhe Tony Blair, me të cilin gjithashtu u takova. Bashkë me Ramën diskutuam që të ndërtojmë një tub pranë atij të gazsjellësit TAP, në mënyrë që të furnizohemi me ujë veçanërisht në zonën e Salentos, ku njerëzit ende marrin ujë nga pusi".
Shpresojmë të paktën, t'jua shesim me një çmim të leverdisshëm, se burgu i pret nga janari e në vijim shumë shqiptarë, për projektin e ujit.
JOQ.al