Connect with us

Nga kufjet, kapelet apo brisqet e rrojeve, këto gjëra nuk duhet t’i ndani kurrë me të tjerët

Video

Nga kufjet, kapelet apo brisqet e rrojeve, këto gjëra nuk duhet t’i ndani kurrë me të tjerët

Nga kufjet, kapelet apo brisqet e rrojeve, këto gjëra nuk duhet t'i ndani kurrë me të tjerëtS. Shtjefni

Kuriozitete

Që në fëmijëri prindërit na kanë mësuar se të ndash me të tjerët është gjë e mirë: kur është vetëm një copë ëmbëlsire, apo kur duhet të ndani emocionet edhe frikërat.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për ndarjen e disa gjërave personale, ekziston një vijë e guximshme që nuk duhet tejkaluar për shkak të shëndetit tuaj. Bright Side ka listuar 8 gjëra të cilat ju nuk duhet t'i ndani, madje as me të afërmit apo të dashurit tuaj.

1. Kapelet. Po po kapelet, ose çdo gjë që mbulon ose prek kokën duke përfshirë brushat, krëhërat, jastëkët etj. Me siguri keni dëgjuar kur ishit të vegjël për aftësinë magjike të krëhërave apo furçave në shkollë për përhapjen e morrave në kokë. Por këta miq të paftuar në kokën tuaj mund të vijnë edhe nga gjumi në jastëkun e dikujt tjetër ose nëse vini kapuçin e shokut tuaj. Kështu që herën tjetër kur do të mbroni kokën nga dielli, sigurohuni që kapelja është e juaja.
2. Kremrat – Maskat, serumet apo kremrat e fytyrës me kuti janë sende personale për kujdesin e fytyrës. Kur zhysni gishtin në të në mënyrë të përsëritur, ka shumë mundësi për përhapjen e baktereve, veçanërisht nëse e ndani me një shok/shoqe. Kjo mund të çoj ënë infeksione kërpudhore, puçrra, ekzema edhe shumë probleme të tjera të lëkurës. Mos i ndani produktet tuaja të bukurisë më askënd në mënyrë që të shmangni vizitat tek doktori. Ose mund të mbroni lëkurën tuaj më mirë nëse i blini oriduktet në shishe me pompë hermetike që parandalon rritjen e baktereve.
3-Çorapet dhe të brendshmet – Jo të gjitha zonat e lëkurës të trupit tuaj janë njësoj. Ndarja e të brendshmeve me miqtë tuaj mund të çojë në infeksione të traktit urinar, në kalim të mikrobeve gjenitale, skuqje, kruajtje, etj. Për sa i përket ndarjes së orapeve, mund të çojë në kërpudha në këmbë, infeksione në thembër etj. Nëse do të shkoni të qëndroni gjatë natës apo për një kohë tek një miku juaj, sigurohuni që të keni çorape dhe të brendshme të mjaftueshme me vete.
4-Fillin dentar, kunjat apo furçat e dhëmbëve – Ato janë produkte mjaft higjenike dhe mjekët kanë vënë një ndalim të rreptë përsa i përket ndarjes së furçave të dhëmbëve. Një furçë dhëmbësh mesatare mund të mbajë shumë baktere si E. Coli, Staphylococcus aureus, bakteret herpike të gojës, eshtrat e ushqimit etj. Dentistët këshillojnë të përdorni një peshqir të pastër për të larë dhëmbët në rast emergjence dhe të mos huazoni kurrë furçën e dhëmbëve të dikujt tjetër.
6-Kufjet, shumë të rëndësishme për ata që dëshirojnë të dëgjojnë muzikë gjatë gjithë kohës – Duke u nisur nga kjo njerëzit rrallë kujtohen se kufjet mbulohen me një lloj bakteri në sipërfaqet me të cilat vendosen në kontakt. Rritja e baktereve mbi to është e vërtetuar dhe nuk duhet injoruar. plus, bakteret mbrojtëse te veshëve janë unike, prandaj asgjë e mirë nuk do t'ju vijë nëse i ndani ato me miqtë tuaj. nëse dëshironi gjithsesi ta bëni këtë sigurohuni që kufjet të jen ëtë pastra. Mos u bëni shumë dembelë për t'i pastruar me një xhel dezinfektues. Shëndeti juaj është në rrezik.
5-Brisqet e rrojeve – Janë ndër produktet që duhet t'i mbani vetëm për veten. Ndarja e tyre ju rrezikon që të prekeni jo vetëm nga infeksione por edhe nga hepatiti apo edhe HIV. Ndryshoni rregullisht briskun e rrojeve dhe mos ia lini ta përdorë askush tjetër.
7-Shapkat me gisht – Ky artikull futet në listën e gjërave që s'duhet të ndani me të tjerët pasi kështu këmbët tuaja ekspozohen ndaj mikrobeve dhe baktereve. Mbroni lëkurën e tyre nga infeksionet dhe lythat dhe mos i ndani kurrë me askënd.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top