Video
Ish-sulmuesi fërkon barkun për shkarkimin e Montellës: Zoti vonon por nuk harron
Ish-sulmuesi fërkon barkun për shkarkimin e Montellës: Zoti vonon por nuk harronK. Demiraj
Sport
Shkarkimi i trajnerit Vinçenco Montela nga drejtimi i Milanit, ka qenë sot lajmi i ditës sot në botën e futbollit italian
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ish-sulmuesi i kuqezinjve, kolumbiani Karlos Baka, i cili në verë u largua drejt Vijarrealit sepse nuk ishte më në planet e teknikut italian.
“Zoti vonon por nuk harron”, shkruan ai në një status në profilin e tij në Twitter.
Me këtë mesazh ai shpreh qartë kënaqësinë që Montela nuk është më trajner i Milanit.
JOQ.al