Connect with us

Takimi i dy qeverive/ Rama: Do lehtësojmë barrierat dhe kostot doganore me Kosovën

Video

Takimi i dy qeverive/ Rama: Do lehtësojmë barrierat dhe kostot doganore me Kosovën

Takimi i dy qeverive/ Rama: Do lehtësojmë barrierat dhe kostot doganore me KosovënF. Tenolli

Lajme

1

Shqipëria dhe Kosova kanë mbledhur kabinetet qeveritare në “Shtëpinë e Flamurit” në qytetin e Korçës.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri Rama ka folur për lehtësimin e barrierave dhe kostove doganore midis dy vendeve.

Ai ka theksuar se dy vendet fqinje kanë ministritë e përbashkëta të punës dhe kanë nisur një partneritet strategjik për rajonin.

Synimi i këtij takimi është lehtësimi i procedurave tregtare dhe nxitja e shkëmbimit në sasi të produkteve midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama u shpreh:

Jemi angazhuar për të degëzuar gazsjellësin në rajon dhe Kosovë. Përsa i përket projekteve infrastrukturore më vjen mirë që konstatojmë bazuar në shifra se ka rritje të interesit në fushën e biznesit, statistikat flasin qartë për këtë.

Është regjistruar dyfishi i 80 bizneseve shqiptare të regjistruara në Kosovë, në vitin 2016.

Po punohet për hapjen e pikave doganore midis dy vendeve dhe heqjen e barrierave dhe kostove doganore. Ministritë kanë grupet e përbashkëta të punës.

Të dyja qeveritë do të punojnë më këmbëngulje për të lehtësuar procedurat që kemi. Do të ketë shkëmbime më të mëdha ën sasi duke përdorur instrumentet për rrëzimin e barrierave tregtare dhe për ti nxitur ato.

Për Kosovën jemi të angazhuar në një proces të ndërsjellët pasi besojmë tek ndërveprimi rajonal.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top