Video
I pret penisin të dashurit teksa ishte në gjumë, arkitektja përdor gërshërët e bahçes
I pret penisin të dashurit teksa ishte në gjumë, arkitektja përdor gërshërët e bahçesA. Naçi
Lajme
Një 26-vjeçare nga Argjentina është arrestuar pasi i ka prerë penisin të dashurit të saj me gërshërët e kopshtarisë.
Sipas mediave lokale, Brenda Barattini, një arkitekte, sulmoi 40-vjeçarin të dielën në mëngjes në qytetin e Cordobës, ndërsa ai ishte në gjumë.
Djali u dërgua urgjent në spital pasi humbi një sasi të madhe gjaku, por tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sipas policisë vajza ka pranuar krimin e saj.
Daily Mail shkruan se nuk janë të qarta rrethanat e sakta se si rrodhi ngjarja, por oficerët nuk besojnë se Barattini ishte duke qëndruar në shtëpinë edjalit para se të kryente sulmin.
Sipas tyre, vajza ka hyrë në shtëpinë e të dashurit në orët e vona të natës.
Ende nuk dihet nëse personeli mjekësor është në gjendje të ripunoj organin gjenital e shkëputur nga trupi i djalit.
JOQ.al