Connect with us

Gomonia me 1.6 ton drogë, kush janë dy skafistët nga Saranda?

Video

Gomonia me 1.6 ton drogë, kush janë dy skafistët nga Saranda?

Gomonia me 1.6 ton drogë, kush janë dy skafistët nga Saranda?A. Naçi

Lajme

Janë identifikuar dy prej skafistëve që u kapën nga policia greke në operacionin anti-drogë ku u kap gomonia me 1.6 ton drogë e nisur nga Shqipëria.

Ata janë Arban Baxheri, 32-vjeç dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda.

Alban Baxheri nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në gusht ai u përfshi në një sherr ku ngeli i plagosur rëndë me thikë. Por, edhe Ervisi ka precedentë penalë.

Operacioni i policisë greke vuri në pranga 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar.

Ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh.

Ngjarja

Rreth orës 21.00 policia greke ka zhvilluar një operacion në një hotel në Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim në Mikono, S.K.

Policia greke dalë me një deklarate zyrtare nga ku dha detaje për kapjen e gomones me drogë të nisur nga Shqipëria.

Mediat greke zbardhin pamjet e operacionit që u finalizua me kapjen e gomones me 2 tone drogë, për të cilën thonë se vinte nga Himara.

Gjatë aksionit per kapjen e saj ka mbetur i plagosur një skafist.

Sipas mediave greke, që i referohen policisë, ajo nuk ishte një gomone e zakontë, por ishte përshtatur më së miri për të mbajtur brenda saj gjithë sasinë e madhe të drogës.

Media greke Zougla, e quan këtë operacion si “Operacioni më i madh në historinë e rojes bregdetare greke”.

Mësohet se gomonia është 12 metra e gjatë dhe sipas mediave të Korfuzit ishte nisur nga jugu i Himarës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top