Connect with us

Historiani grek e pranon: Himara është shqiptare, më vjen turp që jam grek

Video

Historiani grek e pranon: Himara është shqiptare, më vjen turp që jam grek

Historiani grek e pranon: Himara është shqiptare, më vjen turp që jam grekD. Cani

Vec-e-jona

Fryn erë e hidhur në Ballkan, shumë e hidhur. Ballkani, vija ndarëse por dhe arena e përjetshme ku përplasen superfuqitë dhe interesat e tyre. Ajo, çka po shihet kohët e fundit nuk i shërben Ballkanit, BE-së e as botës, por vetëm po sjell 'klimë të ftohtë' mes kombeve ballkanas.

Greqia, përsëri shfryn vrullshëm ndaj Shqipërisë dhe po të perceptojmë, marrëdhëniet nuk kanë qënë aq 'të zjarrta' sa ç'janë sot. Kushtet e reja, që Greqia i ka vendosur Shqipërisë, për antarësimin në BE, e bëjnë akoma më shqetësuese, situatën në rajon.

Nga ana tjetër, bashkimi i duarve dhe e vetquajtura 'vëllazëria' mes shteteve të Greqisë, Serbisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, nuk prodhon paqen në rajon, aq më tepër përjashtimi i Shqipërisë, nga ky grup shtetesh sjell vetëm përçarje dhe pse jo, luftë, siç kanë bërë vite me radhë, këta antishqiptarë.

Greqia duket më këmbëngulëse, në 'çështjet' që i ka parashtruar Shqipërisë dhe herë pas here, përdor vulgaritet dhe ofendime të tejskajshme, ndaj një kombi që i ka 'vjedhur' gjithçka, duke prodhuar edhe genocidin e llahtarshëm çam dhe dhunën kafshërore.

Ndërsa tani kërkon të mos shkelen të drejtat e njeriut të 'minoritetit grek' në Himarë kur vetë shkeli 24 pika të të drejtave të njeriut (që ka përpiluar OKB) ndaj çamëve.

Por, po të flasësh me një grek, për të tilla çështje, ai ,pjesërisht nuk do tregohet harbut si qeveria greke, por do reflektojë paksa.

Rasti i Nikos Papadopulos është i veçantë, mësuesi i historisë, i lindur në Patra, ka prekur shumë çështje, në lidhje me genocidin çam, minoritetin grek në Shqipëri apo dhe Himarën.

Ai shprehet ndër të tjera:

Ne nuk kemi dashur kurrë që rajoni i Çamërisë, të përfundonte ashtu, në mënyrën më mizerabël dhe tragjike. Më vjen turp që jam grek, të gjithë ne jemi fajtorë për të gjitha. Nuk duhet t'i kishim rënë kurrë në qafë, Shqipërisë. Pale, tani politika jonë e qelbur kërkon akoma përçarje, akoma luftë… Unë e them me plotë gojë, Himara është shqiptare, nuk ka toka greku në jug të Shqipërisë. Jam vetë mësues historie dhe e kam studiuar me 'rrënjë e dhëmballë' historinë e Himarës e të 'Vorio-Epiriut'… E përsëris, asaj që i kemi bërë Shqipërisë, të na vijë turp si grekë që jemi."

Përgatiti: Xh.O / JOQ.al

22447647_1451616964873492_812753515_n

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top