Video
I shpërthen Samsung-u në xhep, tani ka humbur të gjitha ndjenjat në këmbë (Video)
Telefoni i tij Samsung Galaxy S7 Edge, i ka shpërthyer në xhepin e tij, kështu duke e lënë me pasoja mjaft të mëdha, këmba e tij ka humbur krejtësisht ndjenjat.
Tani, ai ka paditur kompaninë e Samsung-ut.
“Ishte sikur të më futej një fener me flakë në xhep, nuk mund ta nxirrja pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha ai.
Përveç të tjerash, ai tani ka dëme nervore në këmbën e tij, madje është detyruar të ndërhyjnë me transplante, megjithatë vazhdon të mos ndjejë asgjë.
“Kjo është këmba ime pas shpërthimit të telefonit në xhep, nuk ka asnjë ndenjë çfarëdo që ndodh aty”.
Ramirez tani shpreson që procedimi i kësaj çështje të ndërgjegjësojë tani më tepër kompaninë dhe dështimet që po i ndodhin baterive. /lajmi.net