Video
Rama na lë gojëhapur: Minatorët e Bulqizës marrin 870 dollarë rrogë
Rama na lë gojëhapur: Minatorët e Bulqizës marrin 870 dollarë rrogëA. Shehaj
Lajme
Replikë pas replike ka shkuar e gjithë seanca e sotme parlamentare në Kuvend, ku supozohej të diskutohej në lidhje me buxhetin e vitit 2018. Rama u ka kthyer përgjigje pyetjeve he akuzave të Bashës, ndërsa nuk ka nguruar të flasë për minierat e kromit dhe për Bulqizën.
Ai na ka habitur me deklaratat e bëra, teksa ka thënë se një minator i zonës e ka rrogën 870 dollarë në muaj.
Kreu i qeverisë u shpreh:
870 dollarë në muaj e kanë rrogën. Shkoni dhe pyetini. Ishin kodrat e Bulqizës të mbushur me fëmijë kur shkuam ne. Ne i hapëm rrugë një investimi të penguar me vite. Është një investim që do të nxjerrë përfundimisht atë zonë nga errësira. Edhe ata pak fëmijë, shumë pak, me gishtat e dorës që janë atje, janë si rezultat i mospërmbushjes së kushteve nga koncensionarët tuaj. Mos kini merak se nuk do të jenë më atje".
JOQ.al