Video
Banorët e Fushë Krujës ia dh*esin shtetit, ja ç’kanë bërë për të mos u përmbytur
Banorët e Fushë Krujës ia dh*esin shtetit, ja ç'kanë bërë për të mos u përmbyturA. Shehaj
Vec-e-jona
Si çdo qytet tjetër, edhe Fushë Kruja është e rrezikuar natën e sotme për shkak të shirave të dendur që kanë pushtuar gjithë vendin. Banorët kanë marrë vet masa për të mbrojtur shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë më asnjë shpresë.
Ata nuk duan të përfundojnë si të gjorët e Fierit disa vite më parë, kur zona u përmbyt dhe shiu u shkatërroi gjithçka, e si për ironi, edhe dëmshpërblimi që morën më pas ishte qesharak.
Fushkrujsit kanë krijuar vetë argjinatura dhe kanë vendosur thasë të mëdhenj në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e ujit në banesat e tyre. Ata presin natën në ankth, pasi shteti, si përherë, nuk ka vënë dorë dhe as nuk po tenton t'i ketë nën vëmendje.
Le të shpresojmë se asnjë gjë e keqe nuk do të ndodhë dhe pse jo, edhe qytetet e tjera të marrin shembull.
JOQ.al