Video
Pas shiut të tmerrshëm, Rama e Basha bien dakord më në fund
Pas shiut të tmerrshëm, Rama e Basha bien dakord më në fund A. Shehaj
Lajme
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, pas akuzave të shumta të kohëve të fundit dhe të ditës së sotme gjatë seancës parlamentare, më në fund duket se kanë rënë dakord për diçka.
Duke marrë fjalën në parlament, Basha doli nga rendi i ditës dhe pas kërkesës së kryeministrit Rama për përshpejtim të seancës parlamentare për të shkuar në terren, kreu i PD, Lulzim Basha tha se do të kishte mirëkuptimin e opozitës.
Ai tha:
Raportohet që njerëzit janë bllokuar dhe në Kamëz, ju keni të gjithë mirëkuptimin tonë për të ndërprerë seancën për të shkuar në terren për njerëzit në nevojë. Zbrisni në terren se situata është kritike. Dhe ne do jemi aty me ju".
JOQ.al