Connect with us

Faleminderit shiut, pak “kohë” për të mos parë smartphone!

Video

Faleminderit shiut, pak “kohë” për të mos parë smartphone!

Faleminderit shiut, pak “kohë” për të mos parë smartphone!L. Çela

Vec-e-jona

shiu

Dikush e pret shiun për të mos qarë vetëm, dikush tjetër që t’i rriten të mbjellurat, ndërsa të tjerë për të krijuar ambient romantik. Shitësit ambulantë për të “hequr” sa më shumë çadra, ndërsa drejtuesit e vendit që të mbushen hidrocentralet.

Ndërsa, shumë të tjerë e urrejnë, nuk e duan, sepse i prishi një takim, i lagu rrobat, i futi të dridhurat. Por, ka edhe një tjetër aspekt të rëndësishëm. Ndoshta nuk e keni vënë re, por sa kohë kishit pa parë dikë në sy teksa ecni në rrugë, dhe shikimi i tij të kthehet drejt jush?

Sa kohë kishit pa parë dhe admiruar qytetin tuaj, vendin ku ecni, pa parë se si bie shi, pa parë qiellin? Të mos gënjejmë duke thënë “jo nuk kishim shumë kohë!”, sepse është krejt e kundërta.

Më në fund, këto ditë shiu dhe stuhie, “smartphone” na skllavëron vetëm në lokale, shtëpi, leksione, apo edhe ambiente pune.

Por, të paktën shiu na jep mundësi të na kursejë kokën poshtë kur ecim në rrugë. Sepse, telefonin e mbajmë në xhep…

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top