Video
A është funksional aeroporti i Rinasit? Zona përreth “noton” në ujëra
A është funksional aeroporti i Rinasit? Zona përreth "noton" në ujëraS. Bardhi
Lajme
Ndërkohë që mbrëmë u shkëput energjia elektrike në aeroportin e vetëm të vendit, njëherësh aeroporti me taksat më të larta në Europë, “Nënë Tereza”, sot janë pezulluar të gjitha fluturimet dhe uljet.
Por çfarë dinë qytetarët?!
Aeroporti është i bllokuar, sepse zona e Rinasit është e përmbytur.
Megjithatë, faqja zyrtare “Tirana International Airport Nënë Tereza”, nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për gjendjen emergjente duke lënë qytetarët në terr informativ, thjesht rendit fluturimet dhe vetëm për njërin prej tyre thotë "cancelled".
A do dëmshpërblehen udhëtarët financiarisht? Se moralisht e morëm vesh që nuk do dëmshpërblehen pasi nuk denjohet t’u jepet as informacioni më bazik.
Sa janë gjasat që aeroporti të hapet pas dy orësh, pasi fluturimi i radhës pa informacion është pikërisht në orën 11.
JOQ.al