Connect with us

Shqipëria nën ujë, Kuvendi miraton 200 milionë lekë për makina dhe udhëtime

Video

Shqipëria nën ujë, Kuvendi miraton 200 milionë lekë për makina dhe udhëtime

Shqipëria nën ujë, Kuvendi miraton 200 milionë lekë për makina dhe udhëtimeS. Shtjefni

Lajme

u2_kuvendishqpr (1)Pavarësisht diskutimeve të tej zgjatura të projektligjit të buxhetit për vitin 2018, propozimet e reja janë miratuar pa rënë në sy ditën e djeshme nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave.

Miratimi erdhi pikërisht ndërkohë që vendi është i paralizuar nga përmbytjet, shembja e urave, dhe shkatërrimi i shtyllave elektrike.

Edhe pse është herët për të diskutuar për dëmshpërblimin e qindra banorëve që humbën gjithcka që kishin për shkak të vërshimit të ujërave, duket se buxheti i projektuar për vitin që po "troket", do ta bëjë mjaft të vështirë dhënien e ndihmës ekonomike për ta.

Pse? Sepse buxheti do të bëhet "rrush e kumbulla"

Kuvendit të Shqipërisë nuk i është dridhur aspak dora për të miratuar fonde shtesë për organet e reja kundër korrupsionit por edhe krimit të organizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, plot 90 milionë lekë do të jenë në dispozicion për makina, bar-restorante, blerje dhe montime ashensori në sallën plenare, aplikacionin e Kuvendit të Shqipërisë në internet si dhe një sërë shpenzimesh të tjera.

Por nuk mbaron me kaq pasi fonde shtesë janë parashikuar edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

35.5 milionë lekë do të shkojnë për shpenzime operative prej për Projektin e regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Por prisni sepse ka akoma, pasi kjo ministri arriti të bindë deputetët t’i akordojnë 113 milionë lekë rritje të shpenzimeve të personelit.

Pra në total Ministria e Punëve të Jashtme merr 148 milionë leke për shpenzime dhe udhëtime, ndërkohë që theksojmë se shumica e shqiptarëve janë ende me këmbë të lagura nga përmbytjet.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top