Video
“Kur ngrihet është gati”, përdor prezervativin për prodhimin e verës, fermeri do ju lërë pa fjalë
"Kur ngrihet është gati", përdor prezervativin për prodhimin e verës, fermeri do ju lërë pa fjalëS. Bardhi
Kuriozitete
Një fabrikë familjare në Havana përdor një produkt të pazakontë për të ndihmuar në fermentimin e produktit të tyre. Orestes Estevez dhe familja e tij mbushin shtamba qelqi me rrush dhe xhenxhefil dhe më pas në grykën e secilës shishe qelqi vendosin një prezervativ.
Procesi i pazakontë i prodhimit të verës në fermën "El Canal" të Kubës ka prodhuar mijëra gallona verë, sipas New York Post.
Orestes, 65 vjeç, merret me këtë biznes që nga viti 2000, kur Kuba komuniste filloi të lejonte ndërmarrjen private.
Sot 65-vjeçari, bashkëshortja, djali dhe një asistent, arrijnë të nxjerrin nga 300 bidonë që përmbajnë 20 litra verë secili.
Frutat dhe perimet tropikale i shtohen rrushit kuban për të bërë verën.
Orestes përdor prezervativin për ta ndihmuar në fermentimin e produktit. Kur fermentimi është i plotë, prezervativi ndalon fryerjen dhe bie poshtë.
Kjo do të thotë se vera është e gatshme për shishe.
Ai tha:
Vendosja e një prezervativi në një shishe është ashtu si tek një njeri. Prezervativi ngrihet, vera është gati, dhe pastaj procesi është i përfunduar kur ai bie poshtë. Ajo merr rreth një muaj apo 45 ditë për t’u prodhuar dhe në ditë shesim rreth 50 shishe verë.”
Por, Orestes nuk është e vetmja alternativë e gjetjes kubane për produktet e latexit.
Embargoja tregtare e SHBA-së dhe çështjet me ekonominë e Kubës nënkuptojnë që mijëra produkte janë të vështira për t'u kapur.
Disa peshkatarë në shëtitoren bregdetare të Havanë-s fryjnë prezervativët për t'u përdorur si varkë e improvizuar. Kështu bartin karremin shumë larg bregut të detit dhe rrisin rezistencën kundër tërheqjes së peshkut.
JOQ.al