Video
Ulëritje dhe të vjella, përdoruesit e rregullt të kanabisit paralajmërohen për pasojat e rënda
Ulëritje dhe të vjella, përdoruesit e rregullt të kanabisit paralajmërohen për pasojat e rëndaS. Bardhi
Lajme
Përdoruesit e kanabisit janë paralajmëruar për shfaqjen e një gjendjeje të tmerrshme paranojave në të njëjtën kohë tek personat që marrin rregullisht drogëra.
Mjekët në SHBA thuhet se kanë gjetur një fazë të re pas rritjes së numrit të rasteve kur pacientët nuk janë në gjendje të ndalojnë ulëritjen dhe vjelljen në të njëjtën kohë.
Kjo gjendje është identifikuar si “Cannabinoid Hyperemesis Syndrome (CHS)” dhe vetëm kohët e fundit është pranuar nga ekspertët mjekësorë që ka lidhje me përdorimin e drogës në mënyrë të rregullt.
Kjo gjendje, e cila duhet thënë që nuk është shfaqur më parë, është vënë re në shtetet amerikane ku kanabisi është legalizuar tashmë.
Dr. Aimee Moulin, një mjeke e dhomës së urgjencave në Sacramento, tha se kishte parë bum me këto raste të vjellash dhe ulëritjesh në nëntorin e kaluar që kur Kalifornia miratoi një ligj që lejonte marihuanën rekreative.
Duke folur për NPR, ajo paralajmëroi për një rritje të mëtejshme, pasi shitjet komerciale të drogës u bënë të ligjshme në janar të këtij viti.
Midis atyre që janë diagnostifikuar me këtë gjendje është 48-vjeçarja Chalfonte LeNee Queen, e cila tha se kishte vuajtur nga dhimbjet e tmerrshme të barkut, gjë që e ka lënë të shtrirë për ditë të tëra.
48-vjeçarja nga San Diego vizitoi spitalin rreth 3 herë në vit për një periudhë të gjatë, derisa zbuloi se përdorimi i marijuanës kishte kontribuar në sëmundjen e saj.
Ajo u shpreh për NPR:
Bërtisja për vdekje dhe villja. Thërrisja nënën time sikur të ishte matanë, ndërkohë që ajo ka 20 vite e vdekur.”
Qendra Kombëtare për Informacionin e Bioteknologjisë tha se pacientët me këtë gjendje shpesh vuajnë nga të përziera, të vjella dhe dhimbje të rënda të barkut.
Një ekstrakt nga një raport mbi CHS thotë:
Sindroma u përshkrua për herë të parë në vitin 2004 nga Allen me kolegët dhe karakterizohet nga përdorimi kronik i kanabisit, episodet ciklike të përzierjes dhe vjelljes.”
Thuhet që sindroma CHS shkaktohet nga një rritje e kanabinoidëve në trup për një periudhë të gjatë kohore.
Kjo mund të ndikojë në funksionin e receptorëve kanabinoid në një pjesë të trurit të quajtur hipotalamusi, i cili rregullon sistemin e tretjes dhe temperaturën e trupit.
Revista e kanabisit "High Times" dha përshkrimin e mëposhtëm të sëmundjes:
Shpesh është quajtur gabimisht “Sindroma Ciklike e Vjelljes”, por Sindroma Hyperemesis e Kanabinoidës është një formë e rrallë e toksicitetit kanabinoid që zhvillohet në pirësit kronikë. Karakterizohet nga episode ciklike si dobësimi, vjellja dhe ulëritja. Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë shpesh zbulojnë se dushi me ujë të ngrohtë lehtëson simptomat e tyre dhe duhet të lahen në mënyrë të detyrueshme gjatë episodeve të përzierjes dhe të vjellave. Simptomat ndalen pas ndërprerjes së përdorimit të kanabisit.”
JOQ.al