Connect with us

30% e familjeve nuk kanë para për ushqimet bazë, ekonomia ka dështuar

Video

30% e familjeve nuk kanë para për ushqimet bazë, ekonomia ka dështuar

30% e familjeve nuk kanë para për ushqimet bazë, ekonomia ka dështuarS. Bardhi

Lajme

Ekonomia shqiptare është në rritje dëgjojmë nga politikanët e vendit, por shifrat e studimeve dhe realiteti i prekshëm nga familjet shqiptare është komplet në kundërthënie me fasadën e propagandës së pushtetit.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave tha se do ta rrisë me 5.5% ekonominë, duke ia kaluar edhe parashikimit të kryeministrit që premtonte rritje me 4%. Ama, një artikull nga gazeta Panorama i nxjerr blof këto shifra, duke shkruar si më poshtë.

Shqiptarët kanë vështirësitë më të mëdha për të përballuar financiarisht nevojat e tyre bazë, krahasuar me qytetarët e tjerë të vendeve të Ballkanit.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar të dhënat e sondazheve të realizuara në 6 vende të Ballkanit (Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia), ku shqiptarët e anketuar tregojnë vështirësitë që kanë për të përmbushur gjatë një muaji nevojat e tyre bazike të një jete normale.

Barometri i Ballkanit mat situatën socioekonomike në Ballkanin Perëndimor në bazë të 100 pyetjeve që u janë drejtuar 1,000 shtetasve shqiptarë mbi 18 vjeç. Shqiptarët i kanë dhënë përgjigje alarmante pyetjes së 31-të. Të pyetur nëse familja e tyre është përballur me pamundësi për të paguar qiranë, faturën e dritave, faturën e ujit, këstin e kredisë apo edhe ngrohjen e shtëpisë, shqiptarët në masë kanë deklaruar se e kanë të pamundur.

Më konkretisht, nga të dhënat e Barometrit të Ballkanit rezulton se 30% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera që i duhen për të përballuar jetesën.

Nga i njëjti anketim rezulton se 39% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. 30% e të anketuarve deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstin e kredisë, ndërkohë që 43% kanë pranuar pamundësinë për të siguruar ngrohjen për shtëpitë e tyre.

Me përqindjen më të lartë në rajon, 70% e shqiptarëve kanë deklaruar se e kanë të pamundur të sigurojnë një javë pushime larg shtëpisë, nëse ata e dëshirojnë këtë gjë. Nga të dhënat e Barometrit të Ballkanit rezulton se papunësia është problemi më i madh me të cilin përballen shqiptarët, pas tij edhe korrupsioni.

Pasigurinë për të ruajtur vendin e punës e kanë konfirmuar edhe 25% e të anketuarve shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se nuk janë të bindur se do të jenë në të njëjtin vend pune në vitin e ardhshëm. Ndërkohë 70% e të anketuarve kanë pranuar se një apo më shumë anëtarë të familjes së tyre të aftë për punë, nuk e kanë një të tillë.

Numri i lartë i papunësisë ka bërë që 53% e shqiptarëve të pranojnë se janë tërësisht të pakënaqur me situatën e tyre financiare. Ky nivel pakënaqësie është më i larti në të gjitha vendet e Ballkanit. Diferencat mes të pasurve dhe të varfërve ka bërë që 86% e shqiptarëve të shprehen se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve në vendin tonë po rritet.

SHIFRAT

Nga të dhënat e Barometrit të Ballkanit rezulton se 50% e shqiptarëve duan të largohen për të punuar dhe jetuar jashtë vendit. Shifra e shqiptarëve që duan të punojnë jashtë vendit ka pësuar një rritje me 12% nga dy vjet më parë, ku dëshirën për t’u larguar e kishte shprehur 48% e shqiptarëve.

Shifra të njëjta me Shqipërinë kanë edhe boshnjakët, të cilët gjithashtu kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi i tyre në shifrat 50%. Nga qytetarët e anketuar të Kosovës dëshirën për t’u larguar e kanë shprehur 37%, por sipas anketuesve kjo shifër lidhet me pamundësinë që këta shtetas kanë për të vizituar pa vizë vendet e BE-së.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top