Video
Nëna përplas në tokë me gjithë forcën 2-vjeçaren, veprimi i shqiptarit përfundon në gazetat austriake
Nëna përplas në tokë me gjithë forcën 2-vjeçaren, veprimi i shqiptarit përfundon në gazetat austriakeF. Tenolli
Lajme
Një 21-vjeçar shqiptar është kthyer në “heroin” e Austrisë pasi ka shpëtuar një vogëlushe nga dhuna brutale e nënës së saj.
Elvis Kadriu është shqiptari i cili ka përfunduar në faqet e para të gazetave austriake pas gjestit të tij shumë të vlerësuar.
Sipas gazetave austriake, ngjarja ka ndodhur në sheshin Braunau të Austrisë. Shqiptari pa një grua të dehur e cila po rrihte në mënyrë mizore vajzën e saj 2-vjeçare.
42-vjeçarja e quajtur Leonie, e kishte përplasur me gjithë forcën në tokë të bijën ndërkohë që e vogla vetëm qante pa pushim.
Shqiptari i cili ishte duke udhëtuar me makinë, e ka parë të gjithë ngjarjen e ka ndaluar duke i hequr asaj nga duart vogëlushen.
Ai është shprehur kështu për gazetat austriake:
Skenat që kam parë ende më kanë mbetur në kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj. Unë isha duke u kthyer me makinë nga shtëpia e tezës sime. Ajo ishte aq e dehur sa që nuk arrinte të qëndronte as në këmbë.
JOQ.al