Connect with us

Berlini i vë shkollës emrin e shqiptarit të njohur, cila është vepra e tij në histori?

Video

Berlini i vë shkollës emrin e shqiptarit të njohur, cila është vepra e tij në histori?

Berlini i vë shkollës emrin e shqiptarit të njohur, cila është vepra e tij në histori?S. Bardhi

Lajme

Shumë pak mund ta dinë por në kryeqytetin gjerman që prej tre vitesh një shkollë mban emrin e një shqiptari, përkatësisht të Refik Veselit.

Një akt ky që çdo shqiptari i ngjall kureshtjen për të ditur më shumë rreth motivit të këtij emërtimi.

Me moton “Shqipëria në Berlin”, politologia, gazetarja dhe aktivistja e njohur shqiptare nga Berlini, Vjollca Hajdari, ka ndërmarrë një iniciativë për përkujtimin e kësaj shkolle dhe emërvënësve të saj, tri vjet pas marrjes së këtij emri. Iniciativa e Vjollcës, siç pohon ajo për albinfo.ch, është mbështetur edhe nga shkolla RV dhe Instituti për Evropën Lindore dhe Juglindore.

Në ftesën për pjesëmarrjen në përvjetorin e kësaj ftese Vjollca shkruan:

17 vjeçari i atëhershëm është nderuar nga Izraeli si shqiptari i parë me titullin “Të Drejtët ndër Popuj” bashkë me familjen e tij. Ky titull u është ndarë 69 shqiptarëve nga 23.788 “Të Drejtëve” në mbarë botën.

Për të rikujtuar veprën e tij monumentale, unë i jam drejtuar shkollës “Refik Veseli” që të festojmë këtë vit bashkërisht. Me këtë rast do të shpalosim edhe njëherë faqet e historisë, duke reflektuar rreth anës së errët të luftës por edhe mbi pjesën e ndritshme që solli një miqësi e paharruar.

Populli shqiptar ka dëshmuar historikisht shpirtin bujar dhe mikpritës, ndaj BESA si kod i nderit, mbetet si një ndër atributet më të ndritshme, pa dallim besimi fetar.

Ju ftoj pra miq të dashur që të ndjekim së bashku video mesazhet që më kanë dërguar anëtarët e familjes Veseli dhe pjesëtarët e familjes Mandil, ku ata shprehin falënderimet dhe mbresat e tyre. Me pamundësinë për t’i sjellë të gjithë në Berlin, unë i kam kontaktuar të dy familjet që jetojnë në Shqipëri, Amerikë dhe Izrael dhe ju jam mirënjohëse të gjithëve që shprehën gatishmërinë e menjëhershme për të bashkëpunuar.”

Kjo është për t’u vlerësuar në fakt, si nga shteti gjerman, ashtu edhe nga kontributi i Veselit që ka arritur të lërë gjurmë edhe pas kaq shumë vitesh.

Ne foto Refik Veseli dhe Gavra Mandil, biri i familjes se shpetuar hebreje, Mandil.
Vjollca Hajdari.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top