Video
Ky Parlament nuk di të “kuvendojë”, Ruçi përjashton deputetin dhe ndërpritet seanca
Ky Parlament nuk di të "kuvendojë", Ruçi përjashton deputetin dhe ndërpritet seancaS. Bardhi
Lajme
Kuvendi ka nisur me tensione këtë sezon të vjeshtës.
Kësaj here është përjashtuar nga seanca deputeti Flamur Noka, sepse ky i fundit bllokoi foltoren pasi Ruçi i ndërpreu Berishës fjalën.
E gjithë situata është acaruar teksa është dëgjuar Rama që pa mikrofon i është drejtuar opozitës me fjalën “të rrjedhur” .
Noka kërkoi fjalën për replikë dhe nuk iu dha me procedurë, kështu deputeti demokrat shkoi në foltore duke e bllokuar atë fizikisht.
Seanca u ndërpre deri në orën 17:00 nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi që edhe këtë radhë ka përjashtuar një deputet për shkelje të rregullores sipas tij.
JOQ.al