Connect with us

Noka s’ikën pa Ramën, shtyhet për nesër seanca parlamentare

Video

Noka s’ikën pa Ramën, shtyhet për nesër seanca parlamentare

Noka s'ikën pa Ramën, shtyhet për nesër seanca parlamentareA. Shehaj

Lajme

foto 1Është shtyrë seanca e sotme parlamentare për ditën e nesërme në orën 8:30. Demokratët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës dhe përjashtimin e tij për 10 ditë nga jeta parlamentare, ndërsa në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e deputetit Flamur Noka.

Me nisjen e seancës së re, Noka, i cili është përjashtuar nga kjo seancë me vendim të Gramoz Ruçit, për shkelje të rregullores, ka kërkuar që të lerë Rama i pari kuvendin, për shkak të fjalëve që ka thënë gjatë paradites. Ai e quajti atentat të fjalës së lirë, vendimin e marrë nga Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se shkelja e rregullores është kthyer në normë nga Gramoz Ruçi me urdhër të Edi Ramës.

Ai u shpreh:

Edi Rama i trembet debatit dhe bën gjithçka për ta shtyrë që shqiptarët të mos dëgjojnë të vërtetën tronditëse. Shumë shqiptarë duan të largohen nga vendi se ne qeverisemi nga bandat, jo nga qeveria që e zgjodhëm me vota".

Sipas Bashës, asgjësimi i debatit në parlament do të sjellë krizën më të rëndë të këtyre viteve.

Kryedemokrati tha ndër të tjera:

Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo. Nuk ka asnjë arsye Ruçi të shkelë rregulloren. Ne do të luftojmë që t'ju kthejmë qytetarëve atë që meritojnë. Ky është fundi i parlamentit. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debati. Tepsinë dhe timonin e ka për vete. Tani do t'i mbyllë gojën parlamentit. Asgjësimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rëndë politike në këto vite.

Në orën 19:00 pritet të mblidhet byroja, ku do të shqyrtohen kërkesat e PS e PD për largimin e Nokës e Ramës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top