Video
“Për 10 vite kanë marrë 140 mijë euro”, njihuni me dy gjykatësit që kanë mbushur xhepat pa punuar
“Për 10 vite kanë marrë 140 mijë euro”, njihuni me dy gjykatësit që kanë mbushur xhepat pa punuarS. Shtjefni
Lajme
Një rast korrupsioni është zbuluar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku dy gjyqtarë serb janë paguar për 10 vite rresht edhe pse nuk kanë shkuar asnjë ditë në punë.
Pagat e tyre e kalojnë shifrën e 1.000 eurove në muaj e nëse bën një llogari këtyre gjykatësve u kanë shkuar në xhepa mbi 14 mijë euro në vit dhe në harkun kohorë të 10 viteve i bie të kenë fituar 140 mijë euro, pa gjykuar asnjë rast.
Ruzhica Simiq dhe Zoran Paviq kanë punuar vetëm një muaj në vitin 2008 dhe më pas nuk kanë gjykuar asnjë rast.
Megjithatë, gjyqtarët serb Simiq dhe Paviq gjatë gjithë këtyre viteve janë paguar çdo muaj nga buxheti i Kosovës.
Për gazetën “Ekspress” Kryeteari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës ka thënë:
Vallah që 10 vjet, jon gjyqtarë që u duftë me punu me neve, po pos nja 1 muaj kom mrri mi pru ktu. Rrogat i marrin, me punu s’punojnë. Çdo muaj, Këshilli është raportuar që ata s’po punojnë, por s’kemi marrë përgjigje.
JOQ.al