Video
Vranë çiftin shqiptar në sy të fëmijëve, arrestohen vrasësit me pagesë
Vranë çiftin shqiptar në sy të fëmijëve, arrestohen vrasësit me pagesëS. Shtjefni
Lajme
Pas 8 muajsh hetimesh, policia greke ka arrestuar tre persona, pasi besohet se ata janë vrasësit e çiftit shqiptar, ngjarje e cila ka ndodhur shkurtin e këtij viti në Athinë.
Thanas dhe Elena Çuri u ekzekutuan në banesën e tyre në sy të fëmijëve.
Policia greke bën të ditur se ekzekutorët janë një shtetas shqiptar dhe dy grekë.
Njoftimi i policisë greke thotë:
Vrasësi shqiptar është 29-vjeç dhe është një person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Besohet se vrasja e çiftit Çuri është porositur nga 2 shqiptarë, të cilët i kanë paguar vrasësit me 6o mijë euro.
Gjithashtu nga policia është bërë e ditur edhe motivi se përse çifti shqiptar është vrarë:
Porositësit e ekzekutimit kishin të hapur një çështje borxhi me çiftin e shqiptarëve. Burrë e grua i kishin një borxh të madh dy shqiptarëve që kanë porositur vrasjen e tyre.
JOQ.al