Video
Mposhti Kosovën në Eliminatore, lojtari i Islandës feston duke luajtur shah… lakuriq
Mposhti Kosovën në Eliminatore, lojtari i Islandës feston duke luajtur shah… lakuriqL. Çela
Sport
Të festosh kualifikimin duke luajtur shah… lakuriq.
Kjo është mënyra që ka zgjedhur mesfushori i Islandës, Emil Hallfredson, për të treguar kënaqësinë dhe "çmendurinë" e tij pas fitores kundër Kosovës në Eliminatoret e Botërorit të Rusisë.
Ai ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet duke luajtur një ndeshje shahu siç e ka bërë nëna me një shok, fiks pak orë pas kualifikimit në turneun më të madh të futbollit.
Nuk përjashtohet mundësia që ky veprim të ketë lidhje me ndonjë bast. Gjithsesi, shokët e tij të skuadrës e kanë tallur me komente, edhe nëse e kanë ditur këtë informacion.
JOQ.al