Video
Kryemadhi: Rama “koka” e 4 klaneve mafioze/ Basha publikon fotot që lidhin atë me kriminelin
Kryemadhi: Rama "koka" e 4 klaneve mafioze/ Basha publikon fotot që lidhin atë me kriminelinF. Tenolli
Lajme
Të ftuar sot në mbrëmje në emision “Opinion” ishin dy liderët e opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Të pyetur nga moderatori Blendi Fevziu në lidhje me situatën e krijuar në Parlament, Basha ia atribuoi të gjithë kryeministrit duke publikuar edhe disa foto mjaft kompromentuese.
Duke e lidhur me pjesën se kryetari i kuvendit nuk ia jepte fjalën deputetëve në Kuvend ata kishin zgjedhur studion e “Opinion” për të denoncuar, sipas tyre, lidhjet e kryeministrit me krimin e organizuar.
Kryeopozitari publikoi foto të Durim Çelës, një person i kërkuar nga Interpoli i cili kishte qenë i pranishëm në mbledhjet e PS dhe kishte dal në foto me ministrin aktual të Bujqësisë, Blendi Klosin.
Sipas Bashës, ekzistonin dhe tabulate telefonike ku kryeministri i inkriminuar i kishte deklaruar këtij të fundit se:
Sa kohë të ishte ai i kryeministër, nuk kishte bir **** ta ekstradonin në Itali.
Basha shprehet se Rama e ka hequr emrin e tij nga lista e Interpolit.
Në lidhje me këtë ngjarje Fevziu i kërkoi që këto prova t’i çonte në Prokurori dhe të kërkonte hetim të mëtejshëm, por Basha njëzëri me Kryemadhin u shprehën se Ruçi është vegël e Ramës që kontrollon zërin e deputetëve të Kuvendit.
Kryemadhi ka shtuar se Rama është "koka" e 4 klaneve mafioze në Shqipëri.
JOQ.al