Video
“Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë? Të gjithë kemi një hall”, Rama tallet keq
"Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë? Të gjithë kemi një hall", Rama tallet keqA. Shehaj
Lajme
E ka nisur me një fjalim të gjatë tallës, qesëndisës dhe plotë ironi ndaj kryetarit të opozitës dhe demokratëve, kryeministri Edi Rama fjalën e tij në kuvend.
Duke thënë herë pas here në mënyrë ironike se demokratët nuk kanë faj për asnjë gjë, ai ia hodhi fajin qeverisë, e cila, sipas Ramës, po punon dhe po korr suksese.
Ndër të tjera, çadrën e lirisë të Lulzim Bashës, Rama e cilësoi si "çadrën e dasmës" së PD-së, ndërsa vuri theksin tek përgjegjësia, që sipas kreut të qeverisë, PS e ka e PD-së i mungon.
Ai tha në foltoren e kuvendit:
Ju s'keni asnjë faj. Fajin e kemi ne që punojmë, që bëjmë sukses. Jeni kthyer këtu pas atij marshimi qesharak dhe jeni kthyer në një çadër dasmash. I latë puplat rrugës. Bëni trimin, njësoj si frikacaku që këndon me zë të lartë kur ecën në errësirë. Ju e keni gjithçka në terezi. Ju keni krimin, drogën, mafien dhe e keni çdo gjë në terezi.
Thoni 100 fjalë dhe për 100 vjet të tjera jeni në rregull. Rrini dhe prisni pushtetin t'ju vijë. Jeni të pandershëm, të pabesueshëm, të papërdorshëm për Shqipërinë.
Fajin e kanë shqiptarët që nuk e shikojnë atë që shikoni e dëgjoni ju, largpamësit. Shqiptarët nuk e dëgjojnë muzikën tuaj. Pas çdo kënge, shqiptarët janë gjithmonë e më të paktë pas jush. Ju jeni në opozitë keq e më keq, çdo herë e më për dreq. Fajin e kanë shqiptarët, jo ju. Shqiptaret që janë të blerë e janë të shitur dhe nuk e shikojnë dritën e Republikës së Re që ju ia dhatë 3 muaj në çadrën e dasmave.
M'u si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe e derdh me shqelm, edhe miku im Basha, pasi bëri pakt më 18 maj, e mohoi sepse u tremb nga kërcënimet e Topallit dhe patozit dhe çfarë bëri? U kthye tek çadra e dasmave, tek lufta me të keqen e madhe.
E mohoi dhe ripohoi politikën shurdhe e memece që ju katandisi në 4 vjet në një gjysma gjel, edhe i lagur, edhe krenar, edhe për të ardhur keq.
Rama nuk harroi të përmendte edhe LSI-në, për të cilën tha se e kishte harruar shprehjen "me qetësi dhe dashuri".
Sipas Ramës:
LSI qetësinë dhe dashurinë e linjës së vjetër e ka kthyer në llafazanëri. Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë? Të gjithë kemi një hall".
JOQ.al