Video
“Gjyqtarët e kampionatit shqiptar punojnë për Safet Gjicin”, do reagojë kush për këtë akuzë?
"Gjyqtarët e kampionatit shqiptar punojnë për Safet Gjicin", do reagojë kush për këtë akuzë?L. Çela
Sport
Humbja e djeshme 2-0 me Kukësin ka sjellë reagime të pazakonta te Lushnja. Siç ka ndodhur edhe në sezonin e kaluar, kampionët në fuqi të vendit kanë një "marrëdhënie të fortë" me gjyqtarët.
Kështu, koordinatori i klubit lagunar, Artur Çobani, ka akuzuar hapur se gjyqtarët punojnë për presidentin e Kukësit, Safet Gjicin.
Ne nuk i bëjmë dot për vete gjyqtarët. Safet Gjici është më i zoti dhe e bën. Më vjen keq për skuadrën, sepse po luan me sedër. Po përmend Gjicin, sepse nuk është rasti i parë. Dihet se çfarë ka ndodhur edhe vjet me Kukësin. Në çdo ndeshje gjyqtarët janë protagonistë kur luan Kukësi dhe gjithnjë pro tij, asnjëherë kundër. Dy herë ka ndodhur me Skënderbeun, pastaj me Teutën, etj."
Kjo deklaratë është e fortë, po të mos ndodhte në Shqipëri, vendin ku mëkatet LKSCOMohen si zotësi. Kampionati shqiptar është modeli më i shëmtuar në rajon, por vazhdon të ketë të njëjtët protagonistë. Epo, si politika, në fund të fundit!
JOQ.al