Video
Badigardët rrethojnë Ramën, Basha i afrohet në foltore: Ik ulu se s’të lë të flasësh
Badigardët rrethojnë Ramën, Basha i afrohet në foltore: Ik ulu se s'të lë të flasëshA. Shehaj
Lajme
Pas replikave mes Berishës e Ramës për sharjen e djeshme nga ana e kryeministrit, ka qenë Lulzim Basha ai që ka tentuar të marrë fjalën dhe të shkojë në foltoren e Kuvendit.
Ai i është afruar Ramës duke i thënë "Mbarove?"
Kryeministri i kthehet:
Pse u çove? Ik ulu se s'kam mbaruar."
Teksa Basha afrohet tek foltorja ku ndodhet Rama, bllokohet nga truprojat e Kuvendit.
Rama: O çuna lereni. Ik uli ti. S'ta jap fjalën tani.
Basha: A mbarove?
Ndërsa Basha largohet dhe ulet, Rama i drejtohet Berishës:
Unë s'mund ta lija atë të marri fjalën para teje. Jepi lejen. Unë para teje atij s'ia lija fjalën se rrezik pastaj na hidhet nga ballkoni i SHQUP-it po s'fole ti. Kush do flasi? Ti apo ai? 5 minuta pushim zgjidheni kush do flasi, Saliu apo ai".
Këto ishin fjalët e Ramës ndërsa u largua nga foltorja.
JOQ.al