Video
“Mos dil nga shtëpia”/Vajzat i çojnë në polici, të moshuarit ngelin në mes të rrugës në Shkodër
"Mos dil nga shtëpia"/Vajzat i çojnë në polici, të moshuarit ngelin në mes të rrugës në ShkodërA. Shehaj
Lajme
Dy vajzat e familjes Xhabija dhe prindërit e tyre të moshuar janë nxjerrë sot në rrugë nga policia bashkiake e Shkodrës, me urdhër të zyrës Përmbarimore, pasi sipas pretenduesve dhe përmbarimit, familja prej vitesh jeton në një pronë të cilës i ka dalë pronari.
Sot ata janë nxjerrë me dhunë nga banesa e tyre e madje, njëra prej vajzave të familjes, e cila nuk ka pranuar të dalë nga shtëpia, është shoqëruar me dhunë në polici.
Një banore e zonës ka arritur të filmojë çdo gjë dhe sqaron situatën në një komunikim me JOQ.al.
Ajo bën me dije se :
Vajzat dhe prindërit jetojnë në një shtëpi në të cilën kanë më shumë se 50 vjet. Tokës dhe shtëpisë nuk i ka dalë pronari, sepse pronari i vërtetë i tokës ka që në vitet '60 që ka vdekur dhe nuk ka lënë trashëgimtarë. Toka është marrë nga shteti që para viteve 1950 dhe më pas është ndërtuar nga shteti në atë kohë. Pra, shtëpia dhe godina nuk kanë lidhje fare. Personat që e pretendojnë si pronë, nuk disponojnë as letra e as dokumentacion, pasi i kanë të gjitha të falsifikuara. Janë persona të largët të të ndjerit, por që po përdoren nga një firmë ndërtimi shumë të fuqishme, e cila dëshiron që të gjithë truallin ta kthejë në pallate. Familja Xhabija disponon të gjithë letrat e rregullta për ta privatizuar pronën sipas ligjeve, por ka vite që pengohet nga gjykatat e zvarritet si çështje".
Ndër të tjera, mesazhdërguesja bën me dije se përmbarimi ka vajtur pa një fletë-thirrje që duhet të largohen nga banesa si dhe shoqërimi e ndalimi i këtyre femrave, të cilat janë të vetme dhe duhet edhe të mbrojnë dy prindërit e moshuar, po bëhet pa të drejtë.
Më poshtë gjeni videon e rëndë të shoqërimit të vajzës si dhe të nxjerrjes së familjes në rrugë.
JOQ.al