Video
“Despacito” nuk ka fund, vjen versioni i rrallë tipik shqiptar
"Despacito" nuk ka fund, vjen versioni i rrallë tipik shqiptarS. Bardhi
Thashetheme
Kënga e rekordeve “Despacito” me mbi 4 bilion klikime në kanalin e YouTube ka bërë që shumë muzikantë të krijojnë një version të saj në forma të ndryshme.
Edhe në Shqipëri nuk mund të mungonte ky trend, ku më përpara është bërë në versionin e coverit me violinë nga një artist i ri shkodran, por me çifteli nuk e kishim dëgjuar.
Është këngëtari i muzikës popullore Fatmir Makolli që në bashkëpunim me një trupë balerinësh ka sjellë një version tejet interesant të këngës “Despacito”.
E gjithë muzika e këngës është e krijuar nga tingujt e çiftelisë, por në sfond dëgjohet herë pas here zëri i këngëtarit Luis Fonsi dhe duhet thënë që videoja ka dalë diçka mjaft e veçantë.
JOQ.al