Connect with us

“Perëndimi i ka emrat sepse ka hetuar, krerët e politikës marrin fund në mars”, rrëfehet Ngjela

Video

“Perëndimi i ka emrat sepse ka hetuar, krerët e politikës marrin fund në mars”, rrëfehet Ngjela

"Perëndimi i ka emrat sepse ka hetuar, krerët e politikës marrin fund në mars", rrëfehet NgjelaS. Bardhi

Lajme

Avokati i njohur dhe njëherësh kryetar i partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela ka folur rreth zhvillimeve të deritanishme rreth reformës në drejtësi. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Ngjela tha hapur se janë Berlini dhe Uashingtoni të interesuarit kryesorë dhe ata që i rrinë “mbi kokë” këtij procesi në vendin tonë.

Ndër tjera Ngjela tha se nëse ky proces i reformës nuk bllokohet atëherë dalja e emrave do nisë që në vjeshtë dhe në mars do jetë radha e demaskimit të politikanëve.

Avokati Ngjela u shpreh:

Unë mendoj që në mars nuk ka më njeri nga këta. Po edhe Rama… a hyn në 30-shte Rama, nuk do jenë më këta. Shqipëria është në një pozicion të tillë, Uashingtoni e do.

Nuk e di se si do ikin me dorëheqje apo jo, por di që do u duhen avokatë të mirë. Politika perëndimore i ka emrat, nuk ka pse të nxjerrë emra. Kanë një vit e ca që hetojnë, i dinë të gjitha. Duke u nisur nga kjo unë them që, klasa politike nuk mund të jetë e gjitha e korruptuar, por krerët nuk i ke më në mars.

Ne po ecim si reforma kroate, madje këtu është edhe më e ashpër. Tek ne ka dy institucione të reja të posaçme për reformën në drejtësi. Duhet të përfundojë vettingu i gjyqtarëve për t’u reformuar sistemi, dhe më pas të vijohet me reformën në drejtësi, në lidhje me politikanët, pushtetarët. Nëse nuk vendoset moraliteti në qeverisje, Shqipëria është e falimentuar. Pyetja ngrihet në këtë formë: Ne vetë e bëjmë dot? Unë them se jo, pasi psikologjia jonë nuk të lejon që të dalësh me programe individuale për të fituar besueshmëri. Në momentet që është lidhur ky sistem me politikën korrente, është politika financues i këtij sistemi.

Reforma në drejtësi duke goditur krimin, balancon situatën. Si bëhet kjo? Mos mendoni që deri tani gjithçka është sekret, pasi kështu funksionojnë reformat me goditje të ashpra. Kur të vije të politika, nuk do jenë vetëm politikanët të prekurit.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top