Video
Rrëfehet Marina Fara: Ju tregoj pse përfundova në polici dhe cili është pasioni im
Rrëfehet Marina Fara: Ju tregoj pse përfundova në polici dhe cili është pasioni imS. Bardhi
Thashetheme
Rrjetet sociale dhe mediat online shkruajnë shpesh për të, rreth fotove të ndryshme provokuese që ajo publikon në rrjetet sociale. Marina Fara, në një intervistë të suplementit “Shekulli” ka rrëfyer detaje nga jeta e saj si private ashtu edhe profesionale.
Marina sapo jeni kthyer nga Kosova…
Po sapo jam kthyer nga Kosova ku isha për një projekt, kryesisht në fotografi pasi kam bashkëpunim me një kompani të huaj. Gjithçka shkoi shumë mirë dhe pres që bashkëpunimi të jetë edhe më tej, pasi jam duke pritur që të nënshkruaj kontratën për një tjetër projekt por këtë herë në Slloveni.
Çfarë ndodhi, pse ishit në polici?
Ah lajmi që mori dhenë (qesh). Teksa isha duke u kthyer pati një ndalesë për kontroll rutinë nga uniformat blu dhe unë kisha disa muaj që nuk kisha dokumentacionin e plotë, ndaj dhe mu desh që të isha atje. Sigurisht këto ditë jam marrë me mbylljen e tyre. Por pashë që në mediat kryesisht online lajmi nuk u dha siç duhej pasi ndryshe ishte në titull dhe ndryshe në tekst, kjo ndoshta sepse duan të kenë sa më shumë lexime dhe klikime.
Si ndjehet mami yt ku lexon lajme të tilla?
Sigurisht që ka lajmë që publikohen dhe janë jo të verteta dhe ajo nuk ndihet mirë, por duke qenë se e njeh shumë mirë fushën e medias më mirëkupton. (qesh)
Si janë raportet Marina-Eli?
Kemi raporte mjaft të mira si nënë e bijë. Bisedojmë dhe flasim kryesisht për çdo gjë.
Çfarë keni të ngjashme me të?
Mund të them që kam një ngjashmëri të jashtme me mamin, ndërsa si natyra unë jam pak ndryshe, mami është më e qetë, edhe unë jam po jo aq sa mami. (qesh) Unë nuk jam e dhënë në muzikë për shembull, sepse do isha në muzikë ashtu sikurse edhe mami.
Dashur pa dashur lexojmë që ju quajnë “vajza e Eli Farës” si ndiheni kur ju quajnë kështu?
Për mua është shumë krenari që më quajnë dhe jam vajza e Eli Farës. Sigurisht çdo kush duhet të ketë një identitet të vetin, por ja që ndodh edhe kështu (qesh). Unë jam munduar që gjithçka ta bëj duke qenë Marina.
Ju jeni edhe juriste…
Unë kam studiuar për këtë fushë, kam punuar për një periudhë kohorë edhe si juriste në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Tashmë nuk jam më, por jam duke menduar që të kem diçka timen, por ende nuk i kam vendosur pikat mbi “i”.
Si është të kesh një punë që të mban jashtë medias?
Duket se dashur pa dashur unë e gjej veten në media, edhe pse kam një profesion jashtë saj. Por ishte shumë mirë, unë jam ndjerë mirë sa kohë isha në atë institucion. Ishte një orar zyrtar duke filluar në mëngjes dhe mbyllej pasdite.
Po fotografia çfarë është për ju?
Është pasion! Që e vogël e kam dashur fotografinë, por nuk kam dashur që të isha modele apo fotomodele. Ndonjëherë vijnë mundësitë që pasionit i jep kohë.
Meqë përmendët fëmijërinë, si ishte ka qenë fëmijëria juaj?
Kam pas një fëmijëria ndryshe nga fëmijët e zakonshëm… Shpeshherë isha nëpër koncerte bashkë me mamin dhe shpeshherë isha me gjyshin dhe gjyshen. Në fakt gjyshi dhe gjyshja janë kujdesur për mua shumë, dhe i kam pasur edhe si figura prindërore.
Sot si janë raportet e tua me gjyshin dhe gjyshen?
Shkoj i vizitoj shpesh sepse ata jetojnë në Korçë. Më pëlqen kur shkoj atje sepse kam gatimet e gjyshes që janë të shkëlqyera, gjithashtu kur je në fshat ke njëlloj qetësie, sikur shkëputesh nga zhurma dhe stresi i Tiranës.
Marina si është një ditë e juaja?
Gjatë kohës kur isha në punë ishte një ditë e zakonshme. Dita niste duke shkuar në punë dhe përfundonte pasdite duke shkuar në shtëpi. Kur punoja si juriste nuk kisha dëshirë te dilja pasi kisha nevojë të qetesohesha. Tashmë që nuk jam më e angazhuar si juriste kam kohë boll dhe thashë që jam duke menduar për të pasur diçka timen. Tashmë kam kohë të takoj dhe kaloj kohë me miqtë.
Në fakt ju shohim shpesh të dilni, ju pëlqen jeta e natës?
Gjatë kohës që isha me pushime në Sarandë bashkë me shoqërinë kemi dalë çdo natë. Edhe pse argëtoheshin, në fund ndjeje se ishe lodhur. Në Tiranë dal po jo aq sa mund të kem dalë, e kam rralluar një çikë (qesh).
Çfarë janë udhëtimet për ty?
Do thosha janë të domosdoshme. Nuk mund të qëndroj gjatë në një vend. Për këtë ndoshta ka ndikuar edhe jetesa në vende të ndryshme për periudha të ndryshme, një periudhë në Greqi, më pas në Amerikë dhe tashmë në Shqipëri. Unë nuk bëj dot pa udhëtimet… Shpesh arratisem diku jashtë ose nëse nuk do mundem mund të shkoj edhe ke gjyshja, mjaft që të jem në lëvizje.
Cili është udhëtimi që ju ka lënë mbresa?
Të gjitha udhëtimet janë të bukura dhe të japin atë ndjesinë që nuk mund ta gjesh në një vend tjetër. Por unë do të thoja që udhëtimi në MonteCarlo më pëlqeu jashtë mase. Më pëlqeu gjithçka pashë atje.
Marina të ndalemi pak tek një tjetër fushë… dashuria
Për mua dashuria është e rëndësishme. Pavarsishst sa mund të zgjasë një lidhje, pavarësisht se mund të vuash, pavarësisht se kalon momente të bukura unë nuk jetoj dot pa dashuri. Dashuria është jetë!
JOQ.al