Video
AKU fillon të “dridhet”, policia arreston dy inspektorë të degës së Tiranës
AKU fillon të “dridhet”, policia arreston dy inspektorë të degës së TiranësM. Gjini
Lajme
Me sa duket, të shtyrë nga trysnia jashtëzakonisht e madhe e ankesave të qytetarëve në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që të gjithë ne konsumojmë çdo ditë, shteti ka filluar të veprojë. Sigurisht është katër vjet me vonesë por shpresojmë që diçka të ndryshojë në menaxhimin e këtij institucioni të krimbur në korrupsion.
Kështu ditën e sotme në një deklaratë për shtyp, policia deklaroi se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar "New Start".
Ndër të tjera, në deklaratë u tha:
Në kudër të këtij operacioni policor u arrestuan shtetasit, Alfred Mahmuti, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor terreni pranë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, dega Tiranë dhe Erlinda Dervishi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore terreni pranë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, dega Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, në 2 subjekte (thertore) është konstatuar licencimi në kundërshtim me kriteret ligjore.
Nga ana tjetër redaksia jonë ju fton që të vazhdoni gjithmonë denoncimet e ushqimeve me probleme që hasni në jetën tuaj të përditshme, pasi siguria ushqimore do të jetë githmonë një prioritet.
JOQ.al