Video
Qeni nuk ha prej dy ditësh se i mungon Hejnkes, trajneri i Bayernit tregon zgjidhjen
Qeni nuk ha prej dy ditësh se i mungon Hejnkes, trajneri i Bayernit tregon zgjidhjenK. Demiraj
Sport
Ishte pikërisht qeni ai që e riktheu Hejnkesin në futboll pasi lehu dy herë në momentin që padronit të tij i erdhi oferta për t'u ulur në stolin e Bajernit, duke e bindur këtë të fundit për ta pranuar atë.
Por tani qeni i tij, Kando po i hap problemet e para trajnerit bavarez. Ai ka nisur të ndiejë mungesën e të zotit të tij që kur ai është larguar në Mynih.
"Kando nuk ha prej dy ditësh dhe unë i kam dërguar një videomesazh që ai të mos e ndiejë mungesën time, por nuk ka funksionuar", tregon trajneri i Bajernit.
Qeni 12- vjeçar jeton në shtëpinë e familjes në Gladbah, por tani ai do të duhet të mësohet me jetën pa Hejnkesin, me të cilin është më shumë i lidhur se pjesëtarët e tjerë të familjes.
JOQ.al